Champions League/ Duel titanësh mes Barcelonës dhe Bayernit, City dhe Interi synojnë fitoret e radhës

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me ndeshje të tjera që pritet të sjellin emocione. Spikat mbi të gjitha super dueli mes Barcelonës dhe Bayernit, e denjë për një finale.

Tekniku Hansi Flick përballë të kaluarës që disa vite më parë si pjesë e bavarezëve i shkaktoi Barcelonës humbjen turpëruese 8-2, një kujtim i hidhur për të gjithë tifozët katalanas.

Ndeshje interesante është dhe ajo mes Spartës së Pragës dhe Manchester City, dy ekipe që ende nuk e kanë ndjerë shijen e humbjes në Ligën e Kampioneve dhe të dyja janë me 4 pikë në renditje. Ekipi çek pritet që të hedhë në fushë që nga minuta e parë dy shqiptarë si Qazim Laçi dhe Albion Rahmani, ndërsa në stol do të jenë Tuci dhe Krasniqi.

Inter do të përballet me zvicerianët e Young Boys, në Bernë. Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit.

Ndeshje e fortë është dhe ajo mes Leipzig dhe Liverpool. Leipzig ende nuk ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion, ndërsa “The Reds” marshojnë në krye me 6 pikë të plota.

Mund të jetë një imazh i teksti

SHKARKO APP