Champions League/ Duele delikate për Bayernin dhe Juventusin, Zhegrova sfidon Realin

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me duele shumë interesante. Bayerni pas fitores bindëse në duelin e parë, do të ketë një ndeshje aspak të thjeshtë në transfertën ndaj Aston Villas.

Skuadra angleze po zhvillon një sezon shumë pozitiv dhe mund të dhurojë edhe surpriza. Real Madrid do të jetë i impenjuar në transfertën ndaj ekipit të Edon Zhegrovës, Lille. Futbollisti kosovar do të synojë që të lërë gjurmë mbrëmjen e sotme.

Juventus do të luajë në transfertën delikate ndaj Leipzig. Skuadra gjermane po zhvillon një sezon shumë pozitiv, ndërkohë që Juventusi me Motta-n, ka pësuar vetëm një gol në fund nga PSV, ndërkohë që në kampionat ende nuk e kanë parë topin në rrjetë. Benfica-Atletico Madrid do të jetë një tjetër duel shumë interesant. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i teksti

SHKARKO APP