Champions League/ Hidhet shorti, Egnatia njeh kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë kualifikues

Egnatia ka mësuar kundërshtarin e mundshëm për raundin e dytë të Champions League, nëse kalon me sukses Breidablikun në raundin e parë.

Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, goglat e vendosën përballë skuadrës polake, KKS Lech Poznań.

Skuadra rrogozhinase do të nisë aventurën në raundin e parë kualifikues ndaj Breidablik më 8 ose 9 korrik në “Egnatia Arena”, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 ose 16 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?