Champions League/ Juventus fitore spektakolare ndaj Leipzig, humbin Bayerni dhe Reali

Emocione dhe gola të shumtë dhen surpriza në mbrëmjen e sotme në Champions League. Juventus dhuron spektakël me një fitore 3-2 me përmbysje në fushën e Leipzig, edhe pse luajti për gjysmë ore me një lojtar më pak. Ekipi i Motta-s ju falë një dopietë të Vlahovic dhe një goli fantastik nga Concecaio. Në krahun tjetër për ekipin gjerman shënoi dopietë Sesko.

Pas fitores me goleadë në ndeshjen e parë, Bayerni pësoi një humbje surprizuese në transfertën ndaj Aston Villas. Skuadra angleze shënoi në minutën e 79-të me Duran.

Lille shkaktoi surprizën e mbrëmjes pasi mori një fitore minimale ndaj Real Madridid. Një penallti e kthyer në gol në fundin e pjesës së parë nga Jonathan David vendosi ndeshjen.

Benfica fitoi thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit me gola të shënuar nga Aktoroglu, Di Maria, Bah dhe Kokcu, ndërkohë që Liverpooli fitoi me lehtësi 2-0 ndaj Bolognës. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

 

SHKARKO APP