Champions League/ Lazio surprizon Bayernin në aktin e parë, PSG mund Sociedadin (VIDEO)

Lazio ka surprizuar në aktin e parë të fazës së 1/16-ve të Champions League, duke marrë një fitore minimale 1-0 në Olimpico ndaj Bayernit. Skuadra e Tuchel vijon momentin negativ edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Në minutën e 67-të, Upamecano shkakton një penallti me një ndërhyrje të ashpër, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Nga pika e bardhë Immobile bën detyrën duke mposhtur Neuer. Më pas rezultati nuk do të ndryshonte, me të dyja skuadrat që nuk rrezikuan shumë.

PSG ndërkohë mori një fitore të pastër 2-0 në duelin e parë ndaj Real Sociedad. Të dyja golat do të vinin në 45 minutat e dyta. Kylian Mbappe dhe Barcola ishin autorët e golave për skuadrën parisiene, që shkon e avantazhuar në duelin e kthimit në Spanjë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP