Champions League/ Liverpooli mund Interin, Barcelona fiton me përmbysje

Barcelona, Liverpool, Atalanta, Atletico Madrid dhe Tottenham regjistruan fitore të rëndësishme në mbrëmjen europiane, në një raund që solli përmbysje dramatike dhe emocione deri në sekondat e fundit.

Barcelona rikthehet me karakter në “Camp Nou”

Skuadra katalanase u trondit nga Eintracht Frankfurt, që kaloi në epërsi falë një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar mjeshtërisht nga Ansgar Knauff. Miqtë mbyllën pjesën e parë në avantazh, por Barcelona shpërtheu në fillimin e së dytës. Jules Kounde u kthye në protagonist absolut, fillimisht me një goditje të saktë me kokë pas krosimit të Marcus Rashford dhe vetëm pak minuta më vonë vulosi përmbysjen me një tjetër gol, këtë herë pas asistit të Lamine Yamal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool triumfon në “San Siro” në minutat e fundit

Swiss Digital Mobile Reklama

Inter dhe Liverpool prodhuan një përballje të fortë dhe të ekuilibruar. Anglezëve iu anulua një gol në pjesën e parë pas verifikimit të VAR, por vendimtar u bë episodi i fundit i ndeshjes. Një ndërhyrje e Bastonit ndaj Ëirtz solli penalltinë për Liverpool-in, të cilën Dominik Szoboszlai e shndërroi në gol të artë për të kuqtë, duke vulosur fitoren 0-1.

Atalanta përmbys Chelsea-n dhe ndez grupin

Chelsea kaloi në epërsi me golin e parë të Joao Pedro-s në Champions, me ndihmën e Reece James. Pas rishikimit të VAR-it, avantazhi u konfirmua dhe londinezët mbyllën pjesën e parë përpara. Por Atalanta reagoi fuqishëm në 45 minutat e dyta: fillimisht Gianluca Scamacca barazoi, ndërsa Charles De Ketelaere vulosi një përmbysje të madhe 2-1 për bergamaskët.

Atletico fiton spektaklin në Eindhoven

PSV ndezi shpresat e vendasve me golin e Guus Til, por Atletico Madrid i përgjigj me personalitet. Julian Alvarez, David Hancko dhe Alexander Sorloth nënshkruan një rikthim të fuqishëm për spanjollët. Ricardi Pepi ngushtoi diferencën në fund, por goli nuk ndryshoi fatin e takimit: Atletico mori tri pikë të arta me fitoren 2-3.

Tottenham dominon, Marseille triumfon në Belgjikë

Në Londër, Tottenham nuk u la hapësira surprizave dhe mposhti bindshëm Slavia Prague 3-0, falë një autogoli dhe dy penalltive të shndërruara në gol nga Mohammed Kudus dhe Xavi Simons.

Ndërkohë në Belgjikë, një ndeshje me ritëm të lartë mes Union SG dhe Marseille u mbyll 2-3 për francezët. Paixao hapi serinë e golave, ndërsa Mason Greenwood firmosi dopietën që i dha fitoren e rëndësishme skuadrës nga Marseja.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "CHAMPIONS LEAGUE MATCH RESULTS, 6TH ROUND FC Kairat Almaty 0:1 Bayern Munich Olympiakos UNEME 3:1 Sporting Atalanta 0比 2:1 Chelsea Barcelona Nik 2:1 Eintracht Inter 0:1 Monaco Liverpool 1:0 PSV Galatasaray PSV 2:3 Atl. Madrid Tottenham 3:0 Union St. Gilloise Slavia Prague 2:3 M BASPAERIT Marseille SCORES"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?