Champions League/ Mbyllen 45 minutat e para – Juve po “ngrin” në Norvegji, Chelsea po mund Barcelonën
Pjesët e para të takimeve të mbrëmjes në Champions League kanë dhuruar gola, tension dhe surpriza të mëdha.
Në “Stamford Bridge”, Chelsea ka zbritur në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-0 ndaj Barcelonës. Një aksion i shpejtë në zonën katalanase solli pasimin e Cucurella-s drejt Estevao-s, ndërsa Jules Kounde gaboi fatale duke devijuar topin në portën e tij. Situata u përkeqësua për Barcelonën në fund të pjesës së parë, kur Ronald Araujo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë.
Në Norvegji, Juventus është në disavantazh kundër Bodo/Glimt, që po udhëheq 1-0 falë golit të Ole Blomberg në minutën e 27-të, pas një goditjeje këndi.
Ndërkohë, surpriza e madhe e mbrëmjes po vjen nga “Etihad”. Manchester City po humbet 0-1 ndaj Bayer Leverkusen, me gjermanët që gjetën rrjetën në minutën e 23-të me një aksion të shpejtë të finalizuar nga Alejandro Grimaldo.
Në “Velodrome”, Neëcastle kryeson 0-1 ndaj Marseille, me Harvey Barnes që goditi që në minutat e para dhe vendosi avantazhin.
KOHA JONË SONDAZH

