Champions League/ Milani fiton por eliminohet, PSG kalon me vuajtje në fazën tjetër (VIDEO)

Mbrëmje emocionuese në Champions League, ku janë siguruar biletat e fundit për në fazën tjetër. Në grupin e ferrit, PSG ka arritur të barazojë 1-1 me Dortmund dhe ky rezultat bën që francezët të pozicionohen të dytët në grup dhe të vazhdojnë aventurën e tyre në Champions League.

Spektakël ka pasur edhe në Angli, ku Milani ka fituar me përmbysje ndaj Newcastle me shifrat 1-2. Pulisic dhe Chukwueze i dhanë 3 pikët ekipit të Piolit, por shkojnë në Europa League.

Porto ka marrë një fitore të thellë ndaj Shakhtar me shifrat 5-3. Me këtë fitore, portugezët sigurojnë kalimin në fazën tjetër të Champions, ndërsa ukrainasit vazhdojnë në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?