Champions League premton spektakël sonte/ Liverpooli, PSG dhe Interi në fushë
Champions League vijon mbrëmjen e sotme me të tjera ndeshje që premtojnë spektakël dhe emocione. Vëmendja shkon te dueli nga “Anfield”, ku Liverpool përballet me Atletico Madrid. Një përballje mes Slot dhe Simeone, që parashikon intensitet të lartë dhe dyluftime në çdo cep të fushës.
Spektakli zhvendoset në “Allianz Arena”. Bayern Munich pret Chelsea-n, në një sfidë ku bavarezët kërkojnë dominim përballë londinezëve të motivuar që ëndërrojnë një fitore të madhe në transfertë.
Nga Amsterdami vjen një klasike e futbollit kontinental: Ajax – Inter. Holandezët e talentuar dhe teknikë përballë zikaltërve të etur për rezultat dhe të vendosur të tregojnë forcën e tyre në Evropë. Chivu pret një reagim pas humbjes në fundjavë ndaj Juventusit.
Shumë interesante do të jetë dhe dueli PSG-Atalanta. Kampionët e Evropës përballen me një nga skuadrat më simpatike e guximtare që ka prodhuar futbolli italian. Parizienët, me sulmin e tyre të frikshëm, kërkojnë të tregojnë se janë pretendentët kryesorë, por Atalanta shkon në “Parc des Princes” me synimin për të surprizuar.


KOHA JONË SONDAZH

