Champions League/ PSG dhe Dortmundi çojnë “në shtëpi” dy ekipet spanjolle, Barcelonën dhe Atletico Madridin

PSG dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Champions League për sezonin 2023-2024. Skuadra parisiene përmbysi gjithçka në duelin e kthimit në Spanjë duke marrë një fitore 4-1.

Raphinha zhbllokoi sfidën që në minutën e 12-të, por në të 29-të, Araujo doli nga fusha me karton të kuq. PSG përfitoi nga avantazhi numerik duke barazuar fillimisht me Dembele. Në pjesën e dytë, Vitinha dhe Kylian Mbappe me dopietë përmbysën gjithçka duke i dhënë kualifikimin PSG.

Dortmundi fitoi 4-2 sfidën e kthimit në “Signal Iduna Park” kundër Atletico Madrid. Brandt dhe Maatsen shënuan fillimisht për vendasit, ndërkohë që Hummels me autogol dhe Correa barazuan shifrat. Më pas Fullkrug dhe Sabitzer realizuan dy gola për të siguruar kalimin në gjysmëfinale. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?