Champions League/ Reali mund pastër Chelsea-n në Bernabeo, Milani thyen sërish Napolin (VIDEO)
Real Madrid hedh një hap drejt gjysmëfinales së Champions League, teksa ka mori një fitore të pastër 2-0 në aktin e parë ndaj Chelsea-t. Në duelin e luajtur në “Bernabeo” skuadra e Ancelottit bën ligjin edhe pse në fakt ekipi i Lampard dha sinjale pozitive në 45 minutat e para.
Karim Benzema do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 21-të, duke treguar instinktet e tij vrastare brena zonës. Chelsea u mundua të reagonte, por në fillimin e pjesës së dytë, Chilqell ua komplikoi më tepër sfidën duke lënë fushën e lojës me karton të kuq, pas një faulli si lojtar i fundit ndaj Rodrygos.
Reali e kishte shumë të thjeshtë më pas, teksa do të gjente dhe golin e dytë me Marco Asension që do të realizonte në minutën e 74-të. Blutë e Londrës do të kenë një mision shumë të vështirë për të përmbysur shifrat në “Stamford Bridge”.
Milani konfirmohet si “mace e zezë” për Napolin, pasi i ka shkaktuar një tjetër humbje, këtë herë në shifrat 1-0. Në “San Siro” skuadra e Piolit luan më mirë dhe gjen golin e vetëm në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 40-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Bennacer përfiton nga vendosja e gabuar e mbrojtjes napolitane për të realizuar me të majtën.
Nappoli tentoi të reagonte, por hasi vështirësi në mbrojtjen e ngjeshur kuqezi. Anguissa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75-të, duke ia bërë më të vështirë ndeshjen skuadrës së Spalletit në fundin e saj. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

