Champions League/ S’ka fitues në supersfidën City-Inter, triumfojnë Dortmund dhe PSG

Mbrëmja e dytë e Champions League dhuroi emocione, por jo shumë gola. Super dueli mes Manchester City-it dhe Interit u mbyll në barazim pa gola, me të dyja skuadrat që marrin nga një pikë.

Skuadra e Guardiolës ishte dominuese në lojë dhe në mbajtjen e topit, por që hasi shumë vështirësi për të krijuar shanse të pastra. Në pjesën e dytë ishin Foden dhe Gudogan që krijuan dy mundësi të mira. Interi nga ana tjetër rrezikoi më shumë me kundërsulme, që ishin kërcënuese në portën e Ederson.

Dortmundi fitoi 3-0 në transfertën ndaj Clube Brugge, me 3 gola të shënuar në minutat e fundit. PSG mori një sukses minimal 1-0 ndaj Girona-s, falë një goli të Nuno Mendes në minutën e 90-të. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

 

SHKARKO APP