Champions/ Messi me dopietë i jep fitoren PSG, zhgënjen Milani por jo Interi (VIDEO)
Ndeshjet e treta të fazës së grupeve kanë sjell emocione dhe spektakël mbrëmjen e sotme. Milani pësoi humbjen e tretë në grupe, duke komplikuar së tepërmi çështjen e kualifikimit. Kuqezinjtë u mundën 1-0 në fushën e Portos. Golin e vetëm në Portugali e shënoi Luis Diaz në minutën e 65-të të sfidës.
Në ndeshjen tjetër të grupit B, Liverpooli mori një fitore të madhe 3-2 ndaj Aletletico Madrid në Spanjë. Milner dhe Keita shënuan fillimisht për anglezët, por Griezmann vendosi baraspeshën me një dopietë personale në pjesën e parë. Në fillimin e së dytës sulmuesi francez la ekipin me një lojtar më pak. Një gjë të tillë e shfrytëzoi skuadra e Klopp që d të shënonte me një penallti të Salah në minutën e 78-të. Liverpooli mban kreun e grupit B me 9 pikë, e ndjekur nga Atletico dhe Porto me 4, ndërkohë që Milani s’ka asnjë pikë.
Interi mori fitoren e parë në Champions, duke mundur 3-1 Sheriff Tiraspol. Dzeko, Vidal dhe de Vrij shënuan për zikaltrit, ndërkohë që Thill ishte autori i barazmit të përkohshëm. Në Grupin D, Reali shkatërroi 5-0 Shakhtarin. Një autogol, një dopietë e Vinicius Junior, ndërkohë që Rodrygo dhe Benzema vulosën fatin e ndeshjes. Reali kryeson grupin me 6 pikë, po aq sa Sheriff, e ndjekur nga Inter me 4 dhe Shakhtar me 1.
PSG fitoi me shumë vështirësi ndaj Leipzig 3-2. Kylian Mbappe dhe dopieta e parë e Messit në Champions, bën që skuadra gjermane të shuante ëndrrën me dy golat e Andre Silvës dhe Mukiele. Ajaxi ndërkohë shpartalloi 4-0 Dortmundin. /R.Lika-Koha Jonë/