Champions, nata e fundit mbyllet me surpriza, humbin Arsenal e Atletiko
Mbyllen ndeshjet e para për një vend në çerekfinale të Champions. Gjigantët e futbollit evropian, favoritë për trofeun, si Reali i Madridit, Barcelona, Bajerni i Mynihut, apo Çelsi, me rezultatet e ndeshjeve të para janë shumë pranë kualifikimit. Por në çerekfinale mund të jetë edhe Monako, e jo Arsenali, apo Leverkuseni dhe jo Atletiko e Madridit, që konsideroheshin më favorite, ndërsa skuadra e vetme italiane në Champions, Juventus, e ka lënë të hapur kualifikimin, pas fitores 2-1 me Borusia Dortmund në Torino, por me shanse të mëdha kualifikimi.
Mbrëmja e së mërkurës në Champions League dhuroi rezultate surprizë. Në “Emirates Stadium“ Monako arriti një fitore të papritur 1-3 ndaj Arsenalit, ndërsa në ndeshjen tjetër Bajern Leverkusen mposhti në Gjermani finalistët e vitit të kaluar të këtij kompeticioni, Atletikon e Madridit, 1-0. Arsenal i trajnerit Arsen Venger mendohej se nuk do të haste vështirësi ndaj francezëve, të paktën në Londër, por ndodhi krejt e kundërta, pasi topçinjtë u mposhtën 1-3 në shtëpinë e tyre. Kondogbia ishte autor i goli të parë të miqve në minutën e 38-të, ndërsa në pjesën e dytë ishin sërish francezët që shënuan edhe golin e dytë me Berabatov. Një gol shprese ishte ai i Chamberlain në minutën e 91-të, por nuk përfundoi këtu, pasi Carrasco shënoi edhe golin e tretë për miqtë. Tashmë me interes pritet ndeshja e kthimit, ku Arsenali i ka komplikuar së tepërmi mundësitë për kalimin në çerekfinale. Në Gjermani, Bajern Leverkusen mori një fitore minimale përballë Atletikos me rezultatin 1-0. Çalhanoglu ishte autori i golit të vetëm të shënuar në pjesën e dytë që i dha fitoren në ndeshjen e parë gjermanëve. Atletiko, në 13 minutat e fundit mbeti me një lojtar më pak, pas largimit me karton të kuq të Tiago. Ndeshjet e ardhshme të këtyre dy çifteve do të zhvillohen më 17 mars, ku do të vendosen edhe ekipet kualifikuese për në , ku do të vendosen edhe ekipet kualifikuese për në çerekfinale.
Në ndeshjet e tjera, një natë më parë Juventusi fitoi 2-1 me Dortmundit, dhe Barcelona po me të njëjtin rezultat triumfoi ndaj Mançester Siti, në Angli. Në ndeshjet e para të Champions që u zhvilluan javën e kaluar, edhe Reali i Madridit fitoi 2-0 ndaj Shalkes në Gjermani, Çelsi barazoi 1-1 me PSG, në Paris, ndërsa të njëjtin rezultat shënoi edhe Bazel me Porton në Zvicër. Një ekip pretendent për trofeun, Bajerni i Mynihut, barazoi pa gola me Shahktor Donjeks, por shihet si favorit në ndeshjen e kthimit për një vend në çerekfinale.
KOHA JONË SONDAZH

