Champions, pas finales Xavi i jep lamtumirë Barçës

Xavi Hernandez, pa të cilin loja e Barcelonës në mesfushë nuk mund të kishte kuptim, vendos përfundimisht të largohet. Xavi nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës te blaugranat për edicionin e ardhshëm. Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez zyrtarisht e ka konfirmuar largimin nga Spanja në fund të këtij edicioni. Ai ka thënë se ky është një moment i vështirë për të, por ndjen se ky është momenti i duhur për tu larguar.  – “Para se të filloni me pyetjet, dua t’ë ju njoftoj se po largohem nga skuadra në fund të këtij edicioni. Është vendimi përfundimtar dhe shumë i vështirë. Nuk ishte i thjeshtë apo i lehtë. Kam vendosur me familjen time. Është koha të largohem. Është një projekt tërheqës në Katar, në Al Sadd. Kam nënshkruar kontratë dhe për dy vite do të luaj në Al Sadd me një projekt të madh për Aspire Academy si trajner dhe drejtor sportiv”,- theksoi Ksavi. Ai pret triumfin me katalanasit në fund Champsion League, para se të vendosë të largohet me dinjitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?