Champions/ PSG-City sfidë “jetë a vdekje”, ja duelet e mbrëmjes së sotme
Champions League vijon mbrëmjen e sotme me të tjera duele që premtojnë emocione dhe spektakël. Spikat mbi të gjitha PSG-Manchester City, dy nga skuadrat që kanë zhgënjyer këtë sezon, pasi shiheshin si favorit për të dalë në 8 ekipet më të mira.
Për momentin të dyja rrezikojnë eliminimin, pasi ndodhen në vendin e 24-të dhe 26-të, me 8 dhe 7 pikë. Një barazim do të ishte rezultati më zhgënjyes për të dyja skuadrat, ndërkohë që një fitore e secilës prej tyre do të zhyste në presion të madh tjetrën.
Interi kërkon të hedhë një hap drejt kualifikimit, pasi përballë është Sparta e Pragës, ku aktivizohet dhe Qazim Laci, i cili me shumë mundësi do ta nisë si titullar.
Milani duhet të bëjë detyrën në shtëpi kundër Girona-s, ndërkohë që Arsenali dhe Bayerni nuk pritet të ketë shumë probleme në duelet ndaj Dinamo Zagreb dhe Feyenoord. Reali luan vetëm për të marrë 3 pikët kundër Salzburgut, pasi nuk është aspak në pozita në mira në vendin e 22-të me 9 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
