Champions/ Reali hakmerret ndaj Benficës, fitojnë dhe PSG e Dortmundi
Mbrëmja e play-offit në Champions solli emocione dhe rezultate të rëndësishme në tre përballje vendimtare. Në Lisbonë, Real Madrid fitoi 0-1 ndaj Benfica në Estádio da Luz. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 50-të nga Vinicius Junior, i cili shënoi një gol me klas. Takimi u tensionua pas akuzave të brazilianit për fyerje raciste nga Gianluca Prestianni, ndërsa në fund u përjashtua trajneri Jose Mourinho pas protestave.
Spektakël i madh në Principatë, ku Paris Saint-Germain përmbysi 2-3 Monaco. Vendasit kaluan shpejt në avantazh me dy gola, por reagimi i kampionëve ishte i fortë. Dëshira e madhe e miqve dhe epërsia numerike në pjesën e dytë vendosën sfidën, duke i dhënë francezëve avantazh para kthimit në Parc des Princes.
Fitore të pastër arriti edhe Borussia Dortmund, që mposhti 2-0 Atalanta në Signal Iduna Park. Heroi i mbrëmjes ishte Serhou Guirassy, autor i golit të parë, ndërkohë që Beier mbylli llogarit.
KOHA JONË SONDAZH

