Play Off i Champions/ Reali i “gjymtuar” sonte ndaj City-it, Juvja sfidon PSV

Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me ndeshjet e para të fazës së Play Off. Disa nga ekipet më të mira kontinentale luajnë shansin e fundit drejt lavdisë evropiane, duke dhuruar disa superduele.

Manchester City dhe Real Madrid zbresin në fushë sonte në një ndeshje që fate mirë mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme. Skuadra e Ancelottit thuajse nuk do të ketë asnjë mbrojtës në dispozicion. Pas Carvajal, Militao, Alaba dhe Rudiger, listës së mungesave i është shtuar edhe Lucas Vaquez.

Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Luka Modric, apo Endrick rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e kthimit nëse do të ndëshkohen sonte. Kjo është hera e tretë që Reali dhe City sfidohen në fazën me eliminim direkt, teksa në dy rastet e para janë kualifikuar nga një herë të dyja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e sotme luhet dhe dueli i parë italo-holandez, ai mes Juventusit dhe PSV-së, me bardhezinjtë që synojnë të përfitojnë nga forma fantastike e Kolo Muani. Gjermanët e Dortmundit fluturojnë drejt Lisbonës ku i pret Sportingu dhe Paris St Germain drejt Brestit, në atë që mund të konsiderohet si një derbi francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "PHASE PLAY-OFFS PLAY- FIRST-LEG FIXTURES PARIS SB VS SAINT OCЖMAΙ RANGHESTER 소학 CITY VS ( EO PSV VS フ အ SCP SPORTING PORTUGAL PO VS BVB B 09"

Play Off i Champions/ Reali i “gjymtuar” sonte ndaj City-it, Juvja sfidon PSV

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?