Championsi/ Barcelona për “jetë a vdekje” ndaj Bayernit, ja duelet e mbrëmjes së sotme
Champions League do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjet e fundit në grupe. Llogaritë në Grupin H janë vetëm për vendin e parë, me Chelsea-n dhe Juventusin që kanë të njëjtën kuotë pikësh, por me Blutë e Londrës në avantazh për shkak të golave në ndeshjet direkte. Bardhezinjtë do të presin në orën 18:45 Malmon, ndërkohë që Zenit do të presë Chelsea-n.
Në Grupin E pritet të ketë jo pak emocione, me super ndeshjen mes Bayernit dhe Barcelonës që do të vendosë shumë për fatin e klubit katalanas. Ekipit të Xavit i duhet vetëm një fitore në rast se Benfica bën detyrën ndaj Dinamo Kiev, pasi në të kundër do të kualifikohet skuadra portugeze.
Në Grupin F, pas kualifikimit të United, do të jenë Atalanta ose Villareal që do të ndajnë skuadrën e kualifikuar mes tyre në duelin që do të zhvillohet në Itali. Bergamaskët janë më të avantazhuar për shkak të cilësisë së lojtarëve që kanë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

