Championsi i ri/ Juventusi mund me lehtësi PSV, triumfon dhe Aston Villa
Champions League në formatin e ri nis me dy fitore bindëse të Juventusit dhe Aston Villas, që për momentin mbajnë dhe kreun e tabelës, me anglezët që kanë golaverazh më të mirë.
Bardhezinjtë triumfuan 3-1 në shtëpi ndaj PSV, duke dominuar gjithë ndeshjen ndaj ekipit që po dominon në Holandë. Skuadra e Motta-s ndryshe nga dy ndeshjet e fundit ishte shumë më e qartë në fazën sulmuese.
Yldiz në minutën e 21-të zhbllokoi ndeshje me një goditje shumë të bukur “alla Del Piero” dhe më pas e imitoi edhe në festim. 6 minuta më pas bardhezinjtë shënuan dhe golin e dytë me McKennie që shpërbleu më se miri besimin e trajnerit për ta aktivizuar si titullar.
Në pjesën e dytë kishte kohë dhe për një gol të Nico Gonzales, që mori një asist nga Vlahovic. Në sekondat e fundit Saibari shënoi golin e vetëm për PSV.
Aston Villa fitoi 3-0 në transfertën ndaj Young Boys. Tielemans, Ramsey dhe Onana ishin autorët e golave për skuadrën angleze. /R.Lika-Koha Jonë/