Championsi vjen sonte me dy duele të tjera, spikat Atletico Madrid-United

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me emocione të tjera nga dy duele shumë interesante. Supersfida që spikat më shumë është ajo midis Atletico Madridit dhe Manchester United.

Të dyja ekipet janë duke kaluar një formë të dobët këtë sezon, por Champions League është diçka tjetër dhe të dyja do të përpiqen të sigurojnë një fitore.

Për sa i përket mungesave, Koke, Wass dhe Cunha nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Simeone, ndërsa nga ana tjetër Rangnick nuk do të ketë në dispozicion Edinson Cavanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja tjetër do të jetë ajo midis Benfica dhe Ajax që do të luhet në Lisbonë. Të dyja ekipet kanë një objektivë të qartë dhe ajo është fitorja për të pasur një shans më shumë drejt fazës tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?