Championsi zbulon sonte dy gjysmëfinalistët e parë, Chelsea kërkon hakmarrjen ndaj Realit

Mbrëmjen e sotme rikthehet magjia e Champions League, me ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale. Në Bernabeo, Reali do të formalizojë kalimin për në gjysmëfinale ndaj Chelsea-t, pasi fitoi në shifrat 3-1 duelin e parë në Londër.

Skuadra e Ancelottit ka një avantazh të madh nga takimi i parë, por rregullorja e re me uljen e rëndësisë së golit në fushën kundërshtare e bën edhe më të bukur këtë duel. Nëse Chelsea fiton 2-0, atëherë dueli do të shkojë në shtesë. Te vendasit spikat mungesa e Militaos, ndërkohë që te ekipi i Tuchel nuk do të jetë Lukaku.

Bayerni është i detyruar të fitojë pasi është mposhtur në sfidën e parë me rezultatin minimal 1-0. Ekipi i Nagelsmann ka vetëm një objektiv. Nga ana tjetër Villarreal kërkon të vazhdojë surprizën e bukur në këtë kompeticion. Tolisso e Sule pritet të jenë mungesat kryesore për Bayern, ndërsa për Villarreal, nuk ka mungesa të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?