Champioons League vijon dhe sonte, spikat dueli Atalanta-Arsenal

Me formatin e ri, ka ndryshuar edhe kalendari dhe ditët e zhvillimit të Champions, pasi do të ketë dhe sonte në mbrëmje ndeshje. Sfida më e rëndësishme është ajo ndërmjet Atalanta-s dhe Arsenalit. Skuadra e Gasperinit është fituese në fuqi e Europa League, ndërkohë që “topçinjtë” janë pretendent për titullin kampion.

Barcelona e Hansi Flick, një prej ekipeve më të mira të këtij sezoni, do të jetë e angazhuar në transfertën me Monako. Objektivi i katalanasve është i qartë.

Në ndeshjet e tjera të ditës së parë, Atletico Madrid luan kundër Leipzig, ndërsa Feyenoord sfidon Bayer Leverkusen. Benfica është e angazhuar në trasfertën me Cervena Zvezda dhe Brest ndeshet me Sturm Graz.

Image

SHKARKO APP