Chelsea bëhet makth për Tottenhamin, fiton pastër derbin e Londrës (VIDEO)

Chelsea rikthehet te suksesi në Premier League duke marrë një ftore të pastër 2-0 në derbin ndaj Tottenhamit.

Blutë e Londrës janë kthyer në macen e zezë të Spurs-ave të cilët pësuan humbjen e 3-të në pak ditë përballë bluve, pas atyre dy në gjysmëfinalet e Carabao Cup.

Pas një pjese të parë pa gola në të cilën Harry Kane-t iu anulua një gol në fakt për pozicion jashtë loje, Chelsea arriti të zhbllokonte shifrat në fillimin e pjesës së dytë falë një super goli Hakim Ziyech.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitoren e skuadrës së Tuchel e vulosi pak minuta më vonë Thiago Silva me golin e dytë. Me këtë sukses Chelsea ngjitet në vendin e tretë, në kuotën e 47 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?