Chelsea bën gati 120 milionë euro për portierin e Atleticos

Chelsea mund të paguajë plotë 120 milionë euro të klauzolës së Jan Oblak. Objektivi është Oblak, por për sllovenin londinezët duhet të paguajnë shifrën e frikshme.

Chelsea ka marrëdhënie të mira me Atletico Madridin, pasi më herët të dy klubet kanë shkëmbyer lojtarë si Diego Costa, Alvaro Morata apo Tibo Courtois.

Ndërsa në krahun tjetër Valencia është e interesuar për portierin e Chelsea-t. Spanjollët po shikojnë mundësinë ta marrin Kepa-n në formë huazimi.

SHKARKO APP