Chelsea bën gati 50 milionë euro për super talentin e Barcelonës

Gavi ka qenë një ndër talentet e rinj më të spikatur gjatë këtij sezoni. Klubi po punon për rinovimin e kontratës së mesfushorit të ri, që përfundon në vitin 2023.

Negociatat mes Barçës dhe përfaqësuesit të futbollistit, Iván de la Peña, janë në rrugën e duhur dhe të dyja palët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje që Gavi të vazhdojë karrierën e tij në “Camp Nou”, por skuadrat kryesore në Europë janë shumë të vëmendshme për situatën e tij.

Gazeta “The Sun” është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit të Gavit nga Barça. Te Barcelona besim të plotë se do të arrihet një marrëveshje me Gavin, siç ndodhi edhe me Pedrin dhe Ansu Fatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gavi tashmë e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është të qëndrojë te Barça dhe të luajë në “Camp Nou”, kështu që nuk pritet të dalin pengesa në bisedimet mes palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?