Chelsea bën gati ofertën për Maignan, por Allegri kërkon ta mbajë
E ardhmja e disa prej yjeve të Milanit është në pikëpyetje, me emra të rëndësishëm si Theo Hernandez, Rafael Leão, Tijjani Reijnders dhe tani edhe Mike Maignan që po tërheqin interes nga klubet më të mëdha evropiane dhe klubet me kapital të madh nga Arabia Saudite.
Pas përpjekjeve të Al Hilal për të afruar mbrojtësin francez dhe mesfushorin holandez, ku ky i fundit është shumë pranë një transferimi te Manchester City, këtë herë është radha e portierit Mike Maignan për të qenë në fokusin e merkatos.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Chelsea ka nisur kontaktet e para me Milanin për të siguruar shërbimet e portierit francez. Klubi londinez, i sapo shpallur fitues i UEFA Conference League dhe tashmë pjesëmarrës në Champions League, kërkon një gardian me eksperiencë ndërkombëtare dhe e sheh Maignan si përforcimin ideal.
Nga ana tjetër, Milani është gati të rifillojë bisedimet me përfaqësuesit e Maignan për rinovimin e kontratës aktuale që skadon më 30 qershor 2026. Francezi konsiderohet si një shtyllë e projektit të ri sportiv që po ndërtohet nën drejtimin e Igli Tares dhe trajnerit të ri Massimiliano Allegri. Trajneri italian nuk dëshiron të humbasë një nga pikat më të forta të skuadrës së tij.
Aktualisht, Maignan ndodhet në Gjermani me kombëtaren franceze, ku do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e UEFA Nations League më 5 qershor në Stuttgart.
KOHA JONË SONDAZH

