Chelsea bën gati super ofertën për bomberin Zaha
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për të kompletuar repartin e avancuar. E ardhmja e Oliver Giroud te “blutë e Londrës” vazhdon të jetë në pikëpyetje dhe për këtë trajneri Lampard ka hedhur sytë nga Wilfried Zaha, që aktivizohet me Crystal Palace.
Drejtuesit e klubit nga “Stamford Bridge”, për ta bindur lojtarin të transferohet te Chelsea, i kanë ofruar një kontratë prej 200 mijë Paund në javë, ndërsa edhe vetë Zaha ka kërkuar largimin nga Crystal Palace. Ai ishte shumë pranë largimit që në verë, por drejtuesit e mbajtën deri në fund.