Chelsea bën gati super ofertën për portierin e Milanit
Jo vetëm Juventus dhe PSG, shtohen pretendentët për të siguruar shërbimet e portierit Gigio Donnarumma. Teksa Milani po mendon për rinovimin e kontratës së gjigantit italian, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021, nga Anglia vjen oferta e parë.
Bëhet fjalë për Chelsea-n e Abramovich, që kërkon të zëvendësojë portierin Kepa, i cili nuk ka bindur Lampard. Blutë e Londrës janë gati të ofrojnë 60 milionë euro, që mund të shërbejnë për të bindur Ivan Gazdis dhe grupin Elliott për ta lënë të lirë talentin italian.
Në mesin e një sezoni tashmë të ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe renditjes aspak të mirë në kampionat, kjo duket një zgjidhje e mirë për të dyja skuadrat. Gjithsesi duhet mposhtur edhe konkurrenca e Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/