Chelsea dhe me Brojën në fushë humbet ndaj Evertonit, City mund Luton (VIDEO)

As Armando Broja nuk i bën punë këtij Chelsea në këtë sezon shumë të vështirë. Blutë e Londrës janë mposhtur 2-0 në transfertën ndaj Evertonit. Broja e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke pasur besimin trajnerit Pochettino.

Gjithsesi sulmuesi nga Malësia e Madhe e kishte shumë të vështirë për të krijuar raste te porta e vendasve, ndërkohë që londinezët vijojnë të vuajnë në organizimin e lojës. Doucoure do të kalonte vendasit në avantazh në minutën e 54-t, ndërkohë që më pas Broja do të krijonte një shans të mirë për shokët e tij duke fituar një faull në hyrje të zonës.

Sulmuesi shqiptar doli nga fusha në minutën e 66-të, ndërkohë që Chelsea pësoi dhe golin e dytë në fund pas golit të Dobbin.

Manchester City bën detyrën ndaj Luton, duke marrë një sukses 2-1 me përmbysje. Bernardo Silva dhe Grealish përmbysën golin e shënuar në fundin e pjesës së parë nga Adebayo. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP