Chelsea dhe Real Madrid projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato
Një shkëmbim surprizë mund të ndodhë në këtë merkato vere mes dy gjigantëve europianë, Real Madrid dhe Chelsea. Dy emra të njohur, Rodrygo Goes dhe Nicolas Jackson, mund të ndërrojnë destinacion në një operacion që do të trondiste tregun.
Sipas raportimeve të fundit, të dy futbollistët nuk janë më në planet e trajnerëve të tyre respektivë. Te Real Madrid, ardhja e Xabi Alonso-s ka sjellë ndryshime të rëndësishme në hierarkinë e sulmit, dhe Rodrygo, i cili ka nisur të humbasë terren, është ulur në stol në ndeshjet e fundit, përfshirë edhe ato të Kupës së Botës për Klube.
Në kampin londinez, situata nuk është më e mirë për Nicolas Jackson. Trajneri i ri Enzo Maresca nuk e sheh sulmuesin senegalez si pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm, pas një viti ku lojtari ka marrë kritika të shumta për performancat e paqëndrueshme.
Të dy lojtarët janë të hapur për një ndryshim ambienti dhe, sipas mediave pranë klubeve, ajo që e lehtëson më shumë një marrëveshje të mundshme është vlerësimi i barabartë që u bëhet: të dy futbollistët janë të çmuar në rreth 100 milionë euro nga klubet e tyre, çka mund ta bëjë shkëmbimin të drejtë dhe pa përfshirje të cash-it.
KOHA JONË SONDAZH

