Chelsea dhe United bëjnë “paqe” në Londër, Broja bëhet protagonist (VIDEO)

Chelsea dhe United nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Stamford Bridge” në super duelin e kësaj fundjave. Protagonist edhe Armando Broja, me një penallti të fituar.

United në fakt ishte më dominues në 45 minutat e para duke qenë shumë më e rrezikshme në disa raste, por portieri Kepa ishte në një mbrëmje shumë të mirë.

Në minutat e fundit, trajneri Potter aktivizon Pulisic dhe Brojën. Sulmuesi i kombëtares sonë do të rezultonte vendimtar pasi 3 minuta nga fundi u mbajt nga McTominney brenda zonës, teksa për arbitrin nuk kishte dyshime se ishte penallti.

Nga pika e bardhë, Jorginho do të tregohej shumë i saktë, por në minutën e pestë të shtesës, Casemiro do të shënonte me kokë një gol të bukur, teksa goditja e tij nuk u arrit të ndalej nga Kepa. Chelsea mban vendin e katërt me 21 pikë, ndërkohë që United ka vetëm një pikë më pak. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP