Chelsea dhuron një pjesë të shpërblimeve të Botërorit të Klubeve për familjen e Diogo Jota-s

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të shpërblimeve të fituara nga triumfi në Botërorin e Klubeve për familjen e Diogo Jota dhe André Silva, të cilët humbën tragjikisht jetën më 3 korrik në një aksident rrugor në provincën spanjolle të Zamora-s.

Sipas The Athletic, Blutë, fitues të turneut të FIFA-s të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara pas fitores 3-0 në finale ndaj Paris Saint-Germain në “MetLife Stadium”, përfituan rreth 114,6 milionë dollarë nga ky sukses. Nga këto, 15,5 milionë dollarë iu shpërndanë lojtarëve pjesëmarrës në kompeticion dhe, në marrëveshje me ekipin, klubi vendosi të dhurojë një shumë të barabartë për familjen e Jota-s.

Diogo Jota, sulmues i Liverpool-it dhe kombëtares portugeze, kishte shënuar 65 gola në 182 ndeshje me “The Reds”, ndërsa vëllai i tij, André Silva, aktivizohej te Penafiel. Të dy humbën jetën vetëm dhjetë ditë para finales së fituar nga Chelsea.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?