Chelsea do të kërkojë me doemos fitoren kundër Fulham, minuta do të ketë për Brojën

Sonte Chelsea do të kërkojë me doemos fitoren në ndeshje që luhet përballë Fulham.  Përballja e mbrëmjes natyrisht është e rëndësishme për Chelsean, ndërsa kujtojmë se e hëna cilësohet si një ditë ters për ta, pasi në 3 përballje të luajtura në fillimjavë kanë përfunduar në barazim.

Situata me dëmtimet mbetet një problem për argjentinasin, i cili nuk ka në dispozicion Nicolas Jackson. Ky i fundit është përjashtuar për shkak kartonësh, por sërish mediat britanike pohojnë se vendi i titullarit nuk do t’i kalojë Brojës.

Sulmuesi shqiptar i cili tashmë është i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit do të aktivizohet si zëvendësues. Në konferencën për shtyp, Pochettino nuk i dha shumë shpresë opsionit Broja, e me shumë mundësi mund të mos e aplikojë skemën me sulmues nëntësh.

SHKARKO APP