Chelsea e ka seriozisht për Thomas Strakoshën, por gjithçka varet nga Kepa
Thomas Strakosha ka mbyllur kontratën me Lazion dhe tashmë ka vendosur që të mos ta rinovojë atë. Portieri shqiptar mund të vijojë karrierën në një klub të madh si Chelsea.
Fulham deri më tani ka këmbëngulur për portierin shqiptar, por interesimi i Bluve të Londrës ka ndryshuar të gjitha planet, pasi Chelsea është në kërkim të një zëvëndësuesi për Mendy.
Blutë e Londrës do të ishin të gatshëm të merrnin Strakoshën, vetëm në rast se do të largohet Kepa. Një gjë e tillë ka shanse që të ndodhë për shkak se portieri nuk është i lumtur me aktivizimin në Londër. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

