Chelsea fiton me lehtësi ndaj Leicester, merr kreun e renditjes (VIDEO)
Chelsea ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Leicetser dhe po provon të shkëputet në krye të renditjes.
Londinezët dominuan totalisht në “King Abdoullah Stadium”, duke gjetur avantazhin me anë të mbrojtësin Rudiger, ndërsa më pas ishte Ngolo Kante që shënoi një gol spektakolar, duke dyfishuar shifrat në pjesën e parë.
Për të mbyllur llogaritë e ndeshjes, mendoi fantazisti amerikan Christian Pulisic, që shënoi edhe golin e tretë, ndërsa vlen të theksohet se Chelsea-t iu anuluan 4 gola të tjerë për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, skuadra e Thomas Tuchel ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 5 më tepër se West Ham.
KOHA JONË SONDAZH

