Chelsea fiton me përmbysje ndaj Aston Villës, vendosin Lukaku dhe Jorginho (VIDEO)

Chelsea ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Aston Villës në transfertë, me përmbysje. Skuadra e Thomas Tuchel e nisi ndeshjen në malore, pasi mbrojtësi James do ta dërgonte topin në portën e tij në minutën e 28-të me një devijim të pafatë me kokë.

6 minuta më pas Jorginho do të vendoste baraspeshën nga pika e bardhë, ndërkohë që Lukaku do të kalonte Blutë e Londrës në avantazh me një goditje me kokë. Në fundin e shtesës, belgu fitoi një penallti që do të kthehej sërish në gol nga italo-braziliani Jorginho.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e tretë me 41 pikë, po aq sa Liverpooli.  /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?