Chelsea fiton ndaj Newcastle, Broja dëmtohet në humbjen e Southampton (VIDEO)

Chelsea ka regjistruar fitoren e 5-të radhazi në kampionat duke blinduar pozitat në zonën Champions të renditjes. Blutë e Londrës fituan minimalisht 1-0 ndaj Newcastle.

Miqtë rezistuan mirë në “Stamford Bridge” për plot 89 minuta, sepse më pas ishte Kai Havertz që dërgoi topin në rrjetën e Dubravkës, duke i dhënë fitoren Chelsea-t.

Southampton pësoi një tjetër humbje në kampionat, 1-2 ndaj Watford. Broja u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, por u largua pak para se të përfundonte dueli për shkak të një dëmtimi në kokë, që erdhi nga një ndërhyrje e ashpër e portierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?