Chelsea fiton ndaj Norwich, Southamptoni i Brojës mundet sërish (VIDEO)
Chelsea di të fitojë edhe në një nga periudhat më të vështira të saj, në kohën kur presidenti i saj, Abramovich është pezulluar. Blutë e Londrës morën një sukses 3-1 në transfertën ndaj Norwich.
Chalobah dhe Mount shënuan dy gola të shpejtë për skuadrën londineze në minuan e 3-të dhe 14-të. Pukki rihapi duelin në minutën e 69-të nga pika e bardhë. Gjithsesi Chelsea administroi rezultatin deri në fund, madje duke shënuar dhe golin e sigurisë në minutën e 90-të me Havertz.
Southampton pëson një tjetër humbjen në kampionat, këtë herë me përmbysje 1-2 ndaj Newcastle. Amstrong zhbllokoi rezultatin për vendasit, por Wood dhe Guimares do të përmbysnin shifrat. Armando Broja ishte në fushë nga minuta e parë, por nuk mundi që të linte gjurmë në këtë duel.
Shkodrani la fushën e lojës në minutën e 73-të. Sulmuesi shqiptar doli duke çaluar, pasi disa minuta më parë kishte pësuar një përplasje nga një duel me kundërshtarët.
Një lajm i keq për të. Me këtë humbje Southamptoni mbetet në vendin e 10 me 35 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e 14 me 31 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

