Chelsea fiton në “frymën e fundit”, Trossard ndal me tripletë Liverpoolin (VIDEO)

Chelsea ka arritur që të marrë një fitore me shumë vuajtje 2-1 ndaj Crystal Palace në transfertë. Vendasit do të kalonin në avantazh që në minutën e 7-të me Edouard, i cili shfrytëzoi një asist nga Ayew. Kundërpërgjigja do të vinte në minutën e 38-të me Aubameyang që do të gjente rrjetën e parë me fanellën e klubit londinez.

Armando Broja u aktivizua në minutën e 76-të, por nuk mundi të bënte asgjë, duke qenë tërësisht në hije. Në fundin e kohës së rregullt, Gallagher do të realizonte golin e fitores pas një asisti nga Pulisic.

Liverpooli u ndal në një barazim spektakolar 3-3 ndaj Brighton. Trossard do të shokonte vendasit me dy gola të shpejt në minutën e 4-t dhe 18-të. Firmino do të rikthente në lojë Të Kuqtë në minutën e 33-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë do të barazonte gjithçka.

Webster më pas shënoi në portën e tij duke i dhënë avantazhin Liverpoolit, por Trossard nuk e kishte thënë fjalën e fundit pasi realizoi golin për tripletën personale në minutën e 83-të duke i dhënë një pikë ekipit të tij. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP