Chelsea gati që të shesë Brojën, por ka një kusht thelbësor …

Chelsea mund të heqë dorë nga Armando Broja, por jo pa përfshirë klauzolën e të drejtës së riblerjes së tij. Futbollisti i Kombëtares sonë, por bën një sezon shumë të mirë me Southampton, duke bërë që këta të fundit të kërkojnë blerjen e tij pasi për momentin e kanë marrë në formë huazimi.

Blutë e Londrës duke parë shpërthimin e 20-vjeçartit kërkojnë që të kenë nën kontroll zhvillimin e tij. Në rast se Broja do të shitet, atëherë Chelsea mund ta marrë sërish në një çmim të përcaktuar më parë në kontratën e shitjes.

Southampton duhet të investojë 20 milionë paund, ose e thënë ndryshe pak më shumë se 23 milionë euro. Në ditët në vijim, Chelsea do të marrë dhe një vendim për fatin e Brojës, i cili ka shënuar 7 gola në 20 ndeshje aktivizim në të gjitha kompeticionet këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?