Chelsea i vendos një çmim të ekzagjeruar Brojës për t’u larguar

Chelsea duket se ka vendosur një çmim të ekzagjeruar për Armando Brojën, një lojtar që prej kohësh ka dalë nga planet e klubit dhe që kërkohet të largohet gjatë kësaj vere.

Sipas një raporti të publikuar nga The Athletic, “Blutë e Londrës” kërkojnë plot 25 milionë paund për kartonin e sulmuesit shqiptar, një shifër që cilësohet si jorealiste, duke pasur parasysh se Broja nuk ka luajtur rregullisht prej vitesh për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Për më tepër, ai nuk ka qenë pjesë e planeve të ekipit dhe ka luajtur shumë pak ndeshje në sezonet e fundit.

Kjo strategji e klubit është e pakuptimtë për shumëkënd, sidomos kur dihet se Chelsea ka nevojë të pastrojë skuadrën dhe të arkëtojë të ardhura nga lojtarët që nuk hyjnë në projektin e trajnerit. Pavarësisht potencialit që ka treguar, Broja është kthyer në “njeriun e harruar” te Chelsea, dhe klubet e interesuara hezitojnë të bëjnë një investim të madh për një lojtar me një histori të gjatë dëmtimesh. Nëse Chelsea nuk ul pretendimet, rrezikon që sulmuesi shqiptar të mbetet në stol edhe këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?