Chelsea kërkon të “heq qafe” Lukakun, ja shifra që kërkon për të

Romelu Lukaku po kalon një sezon të tmerrshëm te skuadra e Chelsea-t, teksa në shumicën e ndeshjeve është i detyruar që të qëndrojë në stol. Blutë e Londrës janë duke punuar për të përfituar sa me shumë nga shitja e tij, duke qenë se një vit më parë shpenzuan 115 milionë euro për ta marrë nga Interi.

Sipas mediave pranë klubit londinez, drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të dëgjojnë të gjithë ofertat që nisin nga 75 milionë euro për sulmuesin belg, që ka shënuar vetëm 5 gola këtë sezon.

Për Lukakun kanë shfaqur interes Barcelona e Paris Saint Germain, të cilat janë të vetmet që mund të paguajnë çmimin e kartonit, ndërkohë që Interi është gati ta rikthehej në formë huazimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?