Chelsea merr vendimin për Jadon Sanchon, do të kthehet te United

Chelsea ka vendosur të mos ushtrojë opsionin për të blerë përfundimisht Jadon Sancho nga Manchester United, pavarësisht klauzolës së rënë dakord më parë prej 25 milionë paundësh.

Sipas raportimeve nga The Athletic, klubi londinez nuk ka arritur një marrëveshje personale me lojtarin dhe ka zgjedhur të paguajë një dënim prej 6 milionë paundësh për ta kthyer atë te “Djajtë e Kuq”.

Pavarësisht një sezoni të qëndrueshëm me 5 gola dhe 10 asistime në të gjitha kompeticionet, përfshirë një gol të rëndësishëm në finalen e UEFA Conference League ndaj Real Betis, që ndihmoi Chelsean të përmbyste rezultatin dhe të fitonte trofeun, Sancho nuk do të vazhdojë aventurën në “Stamford Bridge”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kthimi i tij te Manchester United e vë në qendër të diskutimeve të merkatos së verës, me të ardhmen e tij që mbetet e paqartë, ndërsa interesimi nga klube të tjera të mëdha europiane nuk mungon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?