Chelsea merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Brojës

Armando Broja do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Chelsea-t për sezonin e ri. Blutë e Londrës kanë zyrtarizuar numrat që do të mbajnë të gjithë futbollistët e ekipit të parë.

Në njoftimin e klubit, Broja do të mbajë numrin e tij të preferuar 18-ë të njëjtin që ka mbajtur edhe kur luante sezonin e kaluar me Southampton.

Chelsea ja hoqi mesfushori anglez, Ross Barkley, mesfushorit anglez i cili mbante numrin 18 që nga viti 2018.

Në gjurmët e futbollistit shqiptar ishin Napoli, West Ham apo Real Madrid, por asnjëra prej tyre nuk bindën Blutë e Londrës për të hequr dorë prej tij.

SHKARKO APP