Chelsea mund Fluminensen dhe shkon në finalen e Botërorit të Klubeve
Chelsea është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube, pasi ka mposhtur Fluminense-n në gjysmëfinalen e zhvilluar në “MetLife Stadium” të New York-ut. Skuadra angleze triumfoi me rezultatin 2-0 falë një dopiete të sulmuesit Joao Pedro, i sapo transferuar nga Brighton për 60 milionë paund. Ironikisht, lojtari brazilian realizoi pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Fluminense.
Brazilianët, pas një rrugëtimi mbresëlënës ku eliminuan Interin dhe Al Hilalin, nuk arritën të përballonin intensitetin dhe cilësinë e anglezëve në këtë përballje. Edhe pse pjesa e parë ishte e luftuar, në fraksionin e dytë Chelsea dominoi plotësisht lojën, duke kontrolluar ritmin dhe konkretizuar rastet.
Trajneri Enzo Maresca pret tashmë kundërshtarin e finales, që do të dalë nga përballja mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.
KOHA JONË SONDAZH

