Chelsea mund me lehtësi Aston Villa-n, United “poker” ndaj Everton
Chelsea vijon ecurinë shumë pozitive në kampionat duke marrë një tjetër fitore bindëse 3-0 ndaj Aston Villas. Blutë e Londrës e hipotekuan fitoren që në pjesën e parë duke shënuar dy herë. Fillimisht ishte Jackson që zhbllokoi shifrat në minutën e 7-të, ndërkohë që Enzo Fernandez shënoi golin e dytë në të 36-të.
Pavarësisht përpjekjeve Aston Villa nuk arriti të reagonte, madje pësoi golin e tretë në pjesën e dytë nga Palmer. Chelsea tashmë shkon në kuotën e 25 pikëve, në vendin e tretë, pas Liverpoolit dhe Arsenalit.
Manchester United fitoi me “poker” 4-0 ndaj Everton, në një sfidë pa shumë histori. Rashford dhe Zirkzee, me një nga dopietë secili, i dhanë fitoren e parë në kampionat trajnerit Ruben Amorim. Manchester United ngjitet në vendin e nëntë me 19 pikë, ndërsa Everton renditet në vendin e 15-të me 11 pikë.
/R.Lika-Koha Jonë/