Chelsea mund Middlesbrough dhe shkon në gjysmëfinalen e FA Cup (VIDEO)
Chelsea është skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalet e FA CUP. “Blutë e Londrës” mundën pa shumë vështirësi 2-0 Middlesbrough në ndeshjen e zhvilluar në “Riverside Stadium”.
Të besuarit e Thomas Tuchelit e gjetën rrugën e rrjetës pas çerek ore lojë me Lukakun, që u shërbye saktë nga Mount. Pas gjysmë ore lojë Ziyech arriti që të shënonte dhe golin e dytë për ekipin londinez, duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij.
Pjesa e dytë ishte më ekuilibruar, me Chelsea që, edhe pse dominoi, nuk arriti që të shënonte më shumë gola.
KOHA JONË SONDAZH

