Chelsea në majën e Botës, Havertz shokon Palmeirasin në shtesë (VIDEO)
Chelsea është skuadra më e mirë në botë për momentin, pasi ka arritur që të fitojë finalen e Botërorit të Klubeve, 2-1 pas 120 minutash ndaj Palmeirasit.
Pjesa e parë dhuroi pak emocione dhe u mbyll pa gola. Në fillimin e së dytës, kampionët e Europës gjejnë rrugën e rrjetës me Romelu Lukakun. Callum Hudson-Odoi jep një pasim të saktë dhe belgu nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë.
Avantazhi nuk zgjati shumë pasi Raphael Veiga do të barazonte nga pika e bardhë pas një prekje të topit me dorë. Koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1, por 3 minuta para përfundimit të kohës shtesë, Kai Havertz ka shënuar nga pika e bardhë golin e fitores. Skuadra e Tuchel ngjitet në majë të Botës, trofeu i parë histori për klubin londinez.
KOHA JONË SONDAZH

