Chelsea nuk ul pagat e lojtarëve por i këshillon: Bëni bamirësi!

Chelsea është një ndër klubet e pakta në Europë që ka vendosur që të mos ulë pagat e futbollistëve pavarësisht krizës së koronavirusit. Gjithsesi drejtuesit e klubit i kanë kërkuar pjesëtareve të klubit të bëjnë sa më shumë bamirësi për njerëzit që kanë më shumë nevojë.

“Për momentin nuk do të ketë ulje të pagave dhe këshilli drejtues u kërkoi lojtarëve që të përqendrohen në mbështetje të kauzave bamirëse”, shkruhet në njoftimin e ekipit anglez.

Sipas shtypit britanike, Chelsea fillimisht priste një ulje pagash prej rreth 10%, një masë ndjeshëm më e ulët se 30% e rekomanduar nga Premier League.

Roman Abramovich është një ndër presidentët e rrallë që nuk ka marrë asnjë masë kufizuese financiare ndaj lojtarëve, madje ka bërë jo pak bamirësi për komunitetin në nevojë apo strehim e mjekëve në hotelet e tij.

SHKARKO APP